home rreth nesh destinacione orari flota te rejat faq kontakte Via Milano
Zgjidhni fluturimin :
vajtje-ardhje vetėm vajtje
aereoporti i nisjes:
aereoporti i arritjes:
Data e nisjes:           Data e kthimit:
tė rritur fėmijė
foshnje (0-23 muaj)
Kodi zbritje
Karrige levizese Karrige transp Kafshe
 
 

Kurseni kohë dhe para në fluturimin tuaj të ardhshëm!
Lidhuni me fluturimin tuaj Belle Air me mbi 180 destinacione në të gjithë botën me programin ViaMilano, një shërbim i ri pa pagesë ofruar nga SEA Aeroporti i Milanos.
Planifikoni udhëtimin tuaj duke kombinuar fluturimet nga www.belleair.eu me ViaMilano.
Si të përfitoni nga ky program? Ndiqni hapat e mëposhtëm:
Blerja e biletës
Sa herë që kërkoni një itinerar, ky program ju tregon të gjitha opsionet e mundshme që kalojnë nga Malpensa, duke bërë krahasime edhe me fluturime të kompanive të tjera ajrore.
Për shembull, ju mund të biletën e fluturimit të parë nga kompania Belle Air dhe biletën e fluturimit lidhës nga një kompani tradicionale ajrore, gjë e cila ju mundëson të kurseni dhe të keni më shumë mudnësi zgjedhjeje, duke mundësuar fluturimin drejt 180 destinacioneve në Europë e botë nga Malpensa.
ViaMilano ju ofron edhe një Asistencë AXA sigurimi falas për të rimbursuar blerjen e një bilete të re në rast se fluturimi i parë është me vonesë dhe ju keni humbur fluturimin lidhës. Regjistrohu tani për të siguruar udhëtimin tënd!
Mbërritja juaj në Malpensa
Tërhiqni bagazhin tuaj dhe drejtohuni tek ViaMilano's Transfer Desk, ku do t’ju ofrohen shërbime pa pagesë. Ju mund ta gjeni këtë pikë duke ndjekur sinjalistikën, pranë shiritave të bagazheve.
Kalimi i bagazheve
Ju mund të lini bagazhet te pika ViaMilano dhe të vazhdoni të qetë të shijoni orët në Malpensa. Çekimi i valixheve për fluturimin tjetër është i sigurtë.

Check-in
Merrni boarding pass për fluturimin tjetër dhe nuk keni pse të qëndroni më në radhë.


Qasje WI-FI
Nëse lini adresën tuaj të e-maili-it dhe numrin e telefonit tuaj, ju keni mundësi të përfitoni qasje Wi-Fi, 1 orë, për të naviguar përmes smartphone, tablet apo laptop, ofruar nga rrjeti Wi-Fi ViaMilano.

ViaMilano Program Card
Në pikën ViaMilano ju mund të tërhiqni gjithashtu Kartën e programit ViaMilano Program Card e cila ju ofron pa pagesë shërbimet e mëposhtme:
- Qasje Fast-track për të kaluar te kontrolli i sigurimit të aeroportit më shpejt.
- Wi-Fi falas për 60 minuta në smartphine, laptop apo tablet.
- Një Kupon Shopping Voucher me vlerë 10€, të cilin mund ta shpenzoni në dyqanet në aeroport me një minimum blerjesh 40€.
- Tarifë e skontuar në Sheraton Malpensa Hotel

Gjithashtu do t’ju jepet edhe një kupon për të hyrë në VIP lounge, me një çmim special.

Mbajeni kartën me vete dhe tregojeni sa herë që vini në pikën ViaMilano, për të përfituar shërbimet falas.

Nëse doni të bëheni anëtar i ViaMilano Program, hyni në www.viamilanoprogram.eu, shkruani emrin e fjalëkalimin tuaj i dërguar më parë në adresën tuaj të e-mail-it, shkoni tek faqja “My details” dhe klikoni “ViaMilano Program Registration”, duke pranuar termat e kushtet e programit.

Kalimi transit
A mund të ketë kalim transit më të lehtë, se sa të qarkullosh pa bagazh, të kesh një boarding pass gati pa qenë e nevojshme të qëndroni në radhë?
ViaMilano, me lirshmërinë që ju jep, bën të mundur të shijoni sa më mirë kohën e transitit tuaj.
Autobus Aeroporti Falas
Nëse fluturimi juaj niset nga një tjetër terminal, ju mund të merrni falas autobuzin e aeroportit dhe në pak minuta do të jeni gati për të hipur në avion.
Fast track
Kur të keni mbërritur në terminalin e nisjes, kaloni nga korsia e dedikuar e Fast Track të kontrollit të sigurisë së aeroportit. Ju do të kaloni më shpejt, kështu që do të keni më shumë kohë për të kaluar nga dyqanet apo restorantet, apo të pushoni në VIP Lounge.

Shijoni qëndrimin tuaj në Malpensa
Të kaloni nga dyqanet, apo të pushoni – zgjedhja është juaja!
Jo të gjitha fluturimet janë njësoj, ashtu sikurse jo të gjithë pasagjerët janë njësoj. ViaMilano është kujdesur që plani i tyre t’i ofrojë çdo pasagjeri, pavarësisht shijeve, më të mirën gjatë transitit në Malpensa.
Për të gjithë ata që pëlqejnë shopping, në dyqanet e aeroportit do të gjeni tendencën më të fundit të modës. mbi 80 dyqane, në të cilat mund të shfrytëzoni kuponin tuaj 10€. Por ka edhe më. Me kartën tuaj të Programit ViaMilano, ju mund të mblidhni pikë për çdo blerje të bërë. Kështu që, nëse zotëroni një kartë të tillë, ju do të fitoni shumë dhurata.
Nëse preferoni ta kaloni kohën tuaj duke pushuar në një ambient relaksues, ViaMilano është çelësi për të hyrë në VIP Lounge ku do gjeni një staf të veçantë, Wi-Fi, pije freskuese, gazeta e revista (subjekt i disponueshmërisë).
Ju mund t’i gjeni ato në:
- Terminali 1
Për fluturimet në zonën Schengen: Satellite A, salla Monteverdi.
Për fluturimet në zonën jo-Schengen: Satellite B, Salla Clementi.
- Terminali 2
Boarding area D, salla Rossini.


Informazioni sui certificati SSL
Puno me ne | Shenime Ligjore | Kushtet e Pergjithshme te Transportit | Partneret| Ndihma | Siguria | Privatesia | Kredite
© 2012 Belle Air sh.p.k.  -  TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA